Këto rrënoja ishin një shtëpi, por familja është gjallë falë qenit të tyre!

Në qytezën industriale të Minnesotas, familja Hansens pësoi 750 mijë dollarë dëme pas një zjarri të fuqishëm.

Por gjithçka e humbur mund të zëvendësohet falë qenit Milo.

Qeni i familjes së Carrie Hansen dhe bashkëshortit të saj, Dave, i zgjoi ata mesnatën e së dielës.

Edhe pasi çifti u përpoq të largonte qenin nga dhoma, Milo vazhdoi t'i shqetësonte.

Përfundimisht, Carrie u zgjua duke kuptuar se dhoma e tyre ishte mbushur me tym. Sapo doli nga shtrati, ndoqi qenin dhe përfunduan në garazh.

Pas përpjekjes për të shpëtuar nga zjarri, u bë e qartë për Hansens se flakët po bëheshin më të mëdha.

Ata u larguan nga shtëpia me Milon duke parë flakët që shkrumbuan kulmin e shtëpisë së tyre, që u rrëzua më pas, duke shkatërruar pothuajse të gjitha pasuritë materiale të familjes.

Tani familja, mirënjohëse për faktin se është gjallë, po përqendrohet në rindërtimin e shtëpisë. 

Shtëpia ishte e pasiguruar për shkak se Hansens, ende po ndërtonte pjesë të banesës trevjeçare, duke i mbetur kështu gjitha shpenzimet familjes.

Ndër objektet e shumta të shkrumbuara nga zjarri, ishin veglat e burrit, i cili punonte si mekanik dhe zdrukthëtar.

Dave beson se një pjesë e pajisjeve në garazh janë përgjegjës për zjarrin, por në vend që të merret me atë që ka ndodhur, po shikon drejt së ardhmes.

"Gjithçka tjetër mund të kthehet së bashku", tha ai, duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj Milo-s për shpëtimin e jetës së tyre.

EMISIONET