Këto janë 40 Sarandat që vizituan Sarandën

Këto janë 40 Sarandat që vizituan Sarandën

Saranda, është emri që i bashkon, këto 40 vajza nga Kosova dhe qytetin bregdetar.

Për herë të parë ato janë bërë bashkë në qytetin prej nga kanë marrë emrin, por dhe një pjesë të historive të jetës.

Saranda Myftari është e vetmja që ka lindur në qytetin bregdetar në vitin 1999, në kohën e luftës së Kosovës, dhe ky është rikthimi i parë në vendlindje.

Saranda: Unë kam lindur këtu në 1999. S'kam pasur mundësi më përpara me e vizitu vendlindjen. Sot është hera e parë dhe jam kënaqur shumë.

Pjesë e grupit të 40 Sarandave është edhe një deputete. Saranda Bogujevci tregon për Ora News kënaqësinë e një vizite në qytetin shqiptar që përjetojnë me emër

Saranda Bogujevci: Si fëmijë na është folur shumë për Sarandën, por atëherë na është dukur si ëndërr dhe e pa realizueshme mundësia për ta vizituar Sarandën. 

Qyteti, duket se ka plotësuar pritshmëritë e vajzave, të cilat shprehen të kënaqura nga ajo çfarë gjetën në qytetin bregdetar.

Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda shprehet ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ndërsa shtoi se kjo inisiativë do të vazhdojë edhe vajza dhe djem që mbajnë emra të tjerë si Vlora, Berati, Drini, Shkumbin, etjet

Minxhozi: Grupime me emra qytetesh të Shqipërisë dhe emra lumenj dëshirojnë për të vizituar qytete dhe hapësira të tjera.

40 Sarandat nga Kosova ndenjën një fundjavë në Sarandë ku vizituan Sarandën, Ksamilin qytetin antik të Butrintit dhe resurse të tjera në qytetin e Sarandës.

EMISIONET