Sot janë publikuar vlerësimet e reja të futbollistëve në kampionatet kryesore europiane nga CIES.

Sa i përket listës së futbollistëve të Kombëtares dhe shqiptarë, vlerat e tyre nuk kanë shumë ndryshime nga muaji paraardhës. Kështu, futbollisti më i kushtueshëm i kombëtares shqiptare, është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit kushton 68 milionë euro, ndërsa më parë kushtonte 67.2 milionë euro.

Nga ana tjetër një rritje e ka pësuar edhe Thomas Strakosha, i cili vlen 29.8 milionë euro falë paraqitjeve në nivelin e duhur këtë muaj, ndërsa më parë vlerësohej me 28.9 milionë euro.

Futbollisti i tretë më i kushtueshëm i Shqipërisë, është gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha. Ky i fundit ka pësuar një ulje të vlerësimit, ndryshe nga dy të parët pasi vlerësohet me 11.5 milionë euro, ndërsa më parë shifra ishte në 12.2 milionë euro.

 Futbollistët e tjerë të Kombëtares vazhdojnë në kufirin e ulët të vlerësimit që nuk e kalon 3.4 milionë euro, shifër kjo e mbajtur nga Armando Sadiku.

Në këtë listë është i përfshirë edhe talenti i Wolfsburgut, Rexhbecaj, i cili kushton 2.7 milionë euro, pavarsisht se ai nuk e ka zgjedhur se kë kombëtare do përfaqësojë.

/Ora News.tv/