Këta janë 5 shqiptarët e arrestuar për trafik kokaine në Leçe

Çdo term i leksikut afektiv u përdor për t'iu referuar një dashurie të madhe dhe fitimprurëse: kokainës. Dhe kështu termi "vagnone", do të thotë "vajzat e vogla" në dialektin e Salentos. 

Me termin "miqtë" nënkuptoheshin dozat e kokainës. Ndërsa termi "qepë" nënkuptonte 0.5 gram kokainë, e cila shitej për 60 euro.

Këto janë vetëm disa nga termat e përdorur nga grupi kriminal i drogës, i cili u godit sot nga policia italiane, duke çuar në pranga 6 shqiptarë dhe pesë italianë.

Shqiptarët e arrestuar janë: Saimir Sejidini, 27 vjeç, banues në Taviano; Klodian Shehaj, 36 vjeçar shqiptar që jeton gjithashtu në Taviano, Danel Gjoci, 20 vjeç,  Roxhers Nebiu, 27-vjeçar banues në Melissano; Enri Shehaj 25 vjeçar rezident në Rutigliano si dhe Rrapush Tafa, 25 vjeç, banues në Racale, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër dëbimi në shkurt të këtij viti dhe ndodhet jashtë territorit italian.

Hetimet ndaj grupit janë kryer në harkun kohor mes nëntorit 2016 dhe qershorit të vitit 2017.

Organizata me "seli" në Taviano, ishte e specializuar në furnizimin, prerjen dhe shpërndarjen e kokainës, e destinuar për zonat fqinje si Racale, Galipoli, Alliste dhe veçanërisht tregu fitimprurës i Galipolit.

Gjatë hetimeve, karabinierët regjistruan mijëra transferta të dozave të kokainës. Mënyra më e përdorur ishte shkëmbimi i drogës nga dritaret e makinave në afërsi me njëra-tjetrën, gjithmonë në vende të fshehta.

Biznesi i drogës, sipas sasisë së vlerësuar nga hetuesit, arrin pothuajse në 350 mijë euro.

EMISIONET