Këshilltari i CDU: Të krijohet qeveria tranzitore

Këshilltari i partisë gjermane të Angela Merkel CDU, Martin Henze ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri duke komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta për mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Henze shkruan se kreu i shtetit shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Politikani gjerman në mesazhin e tij theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë për gjetjen e një zgjidhje.

Martin Henze: "Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë."

Këshilltari i CDU në mesazhin e tij ka vënë në dukje nevojën për krijimin e qeverisë tranzitore.

Martin Henze: "Qeveria duhet ti përmbahet Kushtetutës. Është e rëndësishme tani për kombin shqiptar që së bashku me një opozitë të zgjedhur demokratikisht dhe me orientim evropian të organizohet një qeveri tranzitore, kështu do mund të stabilizohet shteti dhe të organizohen zgjedhjet vendore."

Një ditë më parë presidenti i republikës Ilir Meta përmes një deklarate apeloi për zgjidhjen e krizës politike në vend duke iu adresuar kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Meta tha se ishte gati të rishikonte dekretin për datën e zgjedhjeve në interes të zgjidhjes së ngërçit politik në vend.



EMISIONET