Këshilli Rus i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se SHBA ka krijuar deri në 20 baza ushtarake në pjesën e Kurdistanit që shtrihet brenda Sirisë.

"Vendosja e paqes në Sirinë e shkatërruar nga lufta pengohet nga ndërhyrjet e jashtme, veçanërisht nga amerikanët", tha ndihmësi i sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë Alexander Venediktov për Ria Novosti.

"Kthimi i paqes dhe stabilitetit në Siri është penguar nga ndërhyrjet e vazhdueshme të jashtme në krizën siriane. Për shembull, në territorin e kontrolluar nga njësitë e vetë-mbrojtjes së popullit të Kurdistanit, janë krijuar rreth 20 baza ushtarake amerikane" tha zyrtari.

/Ora News.tv/