Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punësimit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se do shtohen monitorimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.Përfaqësues të Sindikatës kërkuan që të miratohet sa më parë statusi i minatorit.Ndërsa Bizness Albania sugjeroi shtyrjen me dy vite të nismës për të mos dhënë kredi për bizneset me dy bilance.

Qeveria shqiptare do të rrisë numrin e inspektimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punësimit, ministri Arben Ahmetaj u shpreh se nuk do tolerohet që të ketë ende punonjës të pasiguruar.

Arben Ahmetaj: Për ne shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve mbetet një detyrim për çdo kompani private dhe publike. Vëmendja jonë si qeveri, si Ministri por veçanërisht e Inspektoriatit të Punës do të mbetet e fokusuar tek përmirësimi i kushteve dhe standarteve që garantojnë sigurinë maksimale për punonjësit.


Kreu i Sindikatave i kërkoi Ministrit të miratohet sa më parë statusi i minatorit pasi kjo është kategoria me më shumë probleme përsa i përket sigurisë.

Gëzim Kalaja: Ministria e Financave, qeveria, komisionet parlamentare, ta merrni seriozisht këtë problem për tu dhënë minatorëve atë që u takon  gjatë viteve, vuajtjeve të tyre.
Biznes Albania ndërkohë sugjeroi që të shtyhet me dy vjet nisma për të mos kredituar bizneset që kanë më shumë se një bilanc.

Por për Ministrin kjo nismë nuk mund të shtyhet. Kjo ishte mbledhja e prë e Këshillit Kombëtar të Punësimit për këtë mandat qeverisë.

 

 

 

 

 


/Ora News.tv/