Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundër njohjes së Jeruzalemit nga Amerika

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundër njohjes së Jeruzalemit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka në plan të votojë mbi një projekt-rezolutë që hedh poshtë njohjen e Jeruzalemit nga SHBA si kryeqytet të Izraelit.

Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, SHBA ka gjasa t'i vënë veton tekstit të paraqitur me nismën e Egjiptit.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se rezoluta nuk përmend Shtetet e Bashkuara ose Presidentin Donald Trump me emër. Por projektrezoluta shpreh "keqardhje të thellë për vendimin e fundit lidhur me statusin e Jerusalemit".

Ajo gjithashtu u bën thirrje të vendeve anëtare të OKB-së të mos i vendosin ambasadat në Jeruzalem.

EMISIONET