Këshillat bashkiakë në Kolegj

Këshillat bashkiakë në Kolegj

Edhe 22 bashki të tjera në vend do të duhet të presin vendimin e Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjen e mandateve në këshillat bashkiakë. Vota kundër e Kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, nuk lejon plotësimin e kuorumit të nevojshëm prej 5 votash. Ndërkaq, 6 kryebashkiakë të mandatuar nga KQZ morën konfirmimin e mandatit nga gjykatat.

Kolegji Zgjedhor do të ketë peshën më të madhe në vendimarrjen e votimeve të 30 qershorit, duke qenë se mbledhjet e KQZ po mbeten në kuadrin e procedurës, pa vendime.

Vota kundër e kryetarit, Klement Zguri, nuk lejon plotësimin e kuorumit të nevojshëm prej 5 votash për të shpërndarë mandatet për këshilltarët bashkiakë, duke lënë 42 bashki në pritje të vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Por dhe Bindja Demokratike do ti drejtohet këtij institucioni. Pas rrëzimit të kërkesave ankimore në KQZ, Bindja Demokratike do të kërkojë në Kolegj pavlefshmërinë e 30 qershorit.

Por ligji zgjedhor parashikon tjetër procedurë për kryebashkiakët, të cilët mund të mandatohen me shumicë të thjeshtë, me 4 vota.

Ndaj dhe sot gjykata u dha mandatet 6 kryebashkiakëve të rinj. Agron Malaj në Mat, Gjolek Guçit në Memaliaj, Flamur Golemit Gjirokastër, Fatos Tushe në Lushnjë,  Lorenc Tosku në Peqin dhe Ilir Xhakolli ne Pogradec.  




EMISIONET