Aroma e keqe e trupit mund të jetë shumë e sikletshme.

Ne ju sjellim gjashtë këshilla.

Bëni dush çdo ditë

Të bëni dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mbyten bakteriet në lëkurë. Preferohet që në ditët e nxehta të bëni dush dy herë në ditë.



Mos i harroni nënsqetullat

Pastroni nënsqetullat me një sapun anti-bakterial.

Përdorni deodorant ose antiperspirant


Përdorni gjithmonë deodorant ose antiperspirant pas dushit sepse kjo ndihmon në luftimin e djersës.


Vishni rroba me fibra natyrale

Fibrat natyrale si mëndafshi ose pambuku dhe leshi lejojnë lëkurën të marrë frymë që do të thotë se djersa mund të largohet më shpejt.

Vishni rroba të pastra

Lani rrobat rregullisht për t’i veshur përsëri duke u siguruar se nuk jeni duke veshur rroba të djersitura më herët.

Kufizoni ushqimin me erëza

Ushqimi me erëza si sosi kerri dhe hudhra mund të shkaktojë djersitjen.

Këshillohet të vizitoni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim në erën e trupit ose papritmas filloni të djersiteni më tepër se zakonisht.

/Ora News.tv/