Prania e grave në evenimente të mëdha është e ndaluar në Iran. Një gjë e tillë ndodh dhe në futboll, aty ku gratë iraniane nuk lejohet të mbushin shkallët e stadiumeve duke shkelur rëndë të drejtat e tyre.

Që kjo çështje është e vërtetë u konfirmua dhe sot, me policinë iraniane që ndaloj 35 gra që tentuan të hynin në stadium, për të parë ndeshjen mes Esteqlal dhe Persepolis. Ky takim u luajt nën sytë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infrantino dhe Ministrin iranian të Sportit, Masoud Soltanifar.

Sipas agjencisë së lajmeve "ISNA" zëdhënësi i Ministrisë së Brëndshme të Iranit, Seyyed Salman Samani tha se tifozët nuk u arrestuan por u transferuan në një vend të duhur nga policia.

Për të organizuar këtë "tubim" ishin përdorur rrjetet sociale, ndërsa ishte theksuar dhe prezenca e Infrantinos.

Aktivisti i të drejtave të grave,  Masih Alinejad i bëri thirrje grave të marrin pjesë në ndeshjen e së enjtes, duke ju drejtuar me fjalët.

"Presidenti i FIFA-s do të jetë në stadium nesër. Unë uroj gratë të mblidhen jashtë stadiumit për t'u kërkuar njerëzve që të mos hyjnë pa to."- shkruhej në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale. 

/Ora News.tv/