Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është komentuar gjatë për romancën e saj me milionerin maqedon Serjozha Markov, me të cilin është në pritje të një djali. Edhe pse ka thënë shpesh se preferon një partner shqiptar, tashmë ylli i 'Dale Kadale' tregoi se ndihet shumë e lumtur.

Gjatë një interviste për emisionin '1 Kafe me Labin', ajo rrëfeu se takimi i tyre ka ndodhur para tre vitesh dhe ka qenë i rastësishëm ndërsa kanë 1 vit që shijojnë dashurinë.

"Jemi njohur rastësisht në një lokal ku unë nuk e kam ditur as kush është, as cfarë është, as ku punon ai. Kam qenë me një shok të tij dhe jemi takuar rastësisht. Kam qenë atëherë imazh i One dhe është dashur të më ndihmojë dicka me dokumentacion dhe ka qenë gjithcka rastësisht. Më njoftoi shoku i tij që është avokat dhe kudo që duhet, mund ta marrësh në telefon. 

Pas një kohe të gjatë e kam marrë se më duhej për dokumentacione. E kam kontaktuar dhe më kryer për punë pune. Kemi qenë miq dhe flisnim dhe për njerëzit që pëlqeja, që më shkruanin. Nga shoqërimi i tepërt ndodhi dicka që unë se prisja dhe nuk doja t'ia pranoj vetvetes, por ishte më e fortë se unë. Nuk ka të bëjë luksi, nuk kanë të bëjnë paret, ka të bëjë njerëzimi", tha Adelina.

Për anulimin e dasmës, Adelina rrëfeu se kishte komplikacione nga shtatzania dhe doktori ia sugjeroi që të mos e bënte. Edhe pse nuk pranoi ta bënte publik emrin e djalit që do vijë në jetë pas pak muajsh, këngëtarja zbuloi se do jetë shqiptar.

/Ora News.tv/