Mbase karriera e tij do të kapte kulmin, por një gjë e tillë nuk do të ndodh për arbitrin nga Arabia Saudite, Fahad Al Mirdasi.

Kjo pasi ai është ndaluar të gjykoj ndeshje të nivelit të lartë, pasi  kishte tentuar të fiksonte rezultatin e një ndeshje në Arabinë Saudite.

Duke iu referuar Federatës Arabe të futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) Fahad Al Mirdasi pranoi të regjistronte rezutatin e finales së Kupës së Mbretit midis Al Ittihad dhe Al Faisaly.

Sipas SAFF (Federata Arabe e futbollit në Arabinë Saudite) 32-vjeçari Al Mirdasi kontaktoi një zyrtar të Al Ittihad, i cili i dorëzoi mesazhet.

Fifa ka kërkuar më shumë informacion.

"Fifa vëren informacionin se arbitri Fahad Al Mirdasi ku thuhet se është ndaluar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin nga Federata e Futbollit Arab (SAFF).

Ndërkohë, takimi i në fjalë i është besuar ish-gjyqtarit britanik Mark Clattenburg, i cili u bë kreu i gjyqtarëve të Arabisë Saudite në shkurt 2017, pasi zëvendësoi Al Mirdasin në finalen e Kupës së Mbretit të së Shtunës, që Al Ittihad fitoi 3-1 pas kohes shtesë.

/Ora News.tv/