Deyshia Hargrave nuk mund të besonte se mbikëqyrësi i distriktit të shkollës së saj në Luiziana ishte planifikuar të përfitonte rritje të pagës, ndërsa mësuesit si ajo, jo. Kështu që ajo ngriti zërin në mbledhjen e bordit të shkollës.

 "Ju jeni duke e bërë punën tonë edhe më të vështirë," i tha ajo bordit të shkollës së famullisë Vermilion.

"Kur një mbikëqyrës apo ndonjë person në një pozicion udhëheqës përfiton rritje rroge, ndihem sikur është një shuplakë në fytyrë për të gjithë mësuesit, punëtorët e lokaleve dhe çdo staf tjetër mbështetës që kemi". 

 Ndërkohë që mësuesja ngrinte zërin në vijimësi në mbledhje, një punonjës policie u pa duke e ndaluar në korridor.

Hargrave u dërgua në burgun e Abbeville, Luiziana, dhe më pas u lirua, sipas policisë.

Nuk është e qartë nëse marshalli, i punësuar si oficer i burimeve për të ofruar siguri, ka vepruar vetë ose nën drejtimin e një anëtari të bordit.

Ike Funderburk, avokati dhe prokurori i qytetit Abbeville, tha se nuk do ta ndiqte penalisht mësuesen.

Bordi i shkollës përfundoi me rritjen e pagës për administratorin.

Hargrave beson se e drejta e saj për lirinë e fjalës është shkelur dhe se po mendon për veprime ligjore, tha Brian Blackwell, avokat i Shoqatës së Edukatorëve të Luizianës.

"Në 30 vjet, unë kurrë nuk kam parë ndonjë rast të tillë," tha Blackwell për CNN.

"Kjo sigurisht ka shkaktuar një zemërim në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar nga komentet që unë kam parë".



/Ora News.tv/