Kërkohet nga shumë skuadra, agjenti i Hysaj: Gjithçka varet nga Sarri

Kërkohet nga shumë skuadra, agjenti i Hysaj: Gjithçka varet nga

E ardhmja e Elseid Hysaj është e lidhur me atë të trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mbrojtësit shqiptar,Mario Giuffredi që ka theksuar se është i gatshëm të ndjek Sarri-n në aventurën e tij të re, por paralajmëron se ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milion eurosh.

 "Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milion eurosh. Mendoj se klubet e Premier League mund ta përballojnë atë, kështu që fati i tij varet nga Sarri. Nëse trajneri toskan do të shkonte në Angli, ai mund të kërkonte shërbimet e Hysaj. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, Hysaj do e ndiqte. Në të kundërt do të ishte shumë e vështirë të shihje Hysaj larg Napolit".-tha Giuffredi për "Radio Crc".

Emri i Elseid Hysaj është një profil mjaft i kërkuar në këtë merkato vere, me Manchester United, Chelsea dhe PSG që kanë shfaqur interes konkret.

EMISIONET