Pavarësisht ofertave të njëpasnjëshme, Patrick Schick do të qëndroj te Roma. Konfirmimi ka ardhur nga vetë agjenti i polakut, Pawel Paska, i cili për "isportblesk.cz" pranoi ofertat por theksoi se do të mbetet verdhekuq.

"Po është e vërtetë se ka pasur oferta që erdhën drejt tij nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Spanja. Në të tilla kushte, u takova me Monchin dhe ata më thanë se besojnë plotësisht tek ai kështu që ai nuk do të largohet nga klubi ... ".-përfundoi Paska. 

Interes për polakun kanë shfaqur skuadra si Sevilla, Crystal Palace, Shalke 04 e Napoli, por duket se 22 vjeçari do të mbetet sërish në kryeqytetin italian.

/Ora News.tv/