Kërkohet nga gjigandët europian, Manchester City mendon "blindimin" e Stërling

Kërkohet nga gjigandët europian, Manchester City mendon

Sezoni fantastik dhe forma mjaft e mirë ka bërë që shumë skuadra të mëdha europiane të drejtojnë sytë nga ylli i Manchester City-t, Raheem Stërling.

Sipas mediave angleze, interes për Stërling kanë shfaqur skuadra si PSG dhe Chelsea, ndërsa drejtuesit e "qytetarëve" kanë filluar bisedimet për të zgjatur kontratën me 23 vjeçarin.

Është "ESPN FC" City, mendon të zgjasë kontratën me sulmuesin anësor përpara fundit të sezonit. Deri më tani, Stërling ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 11 herë për shokët e ekipit, duke u kthyer kështu në "asin në mëngë" të Pep Guardiolës.

Kontrata aktuale me citizens i skadon në verën e vitit 2020.

EMISIONET