E ardhmja e Jorginho mbetet ende në ajër. Mesfushori brazilian i Napolit kërkohet me ngut nga dy skuadrat e Premier League, Manchester City dhe Chelsea. Të dy skuadrat kanë bërë hapa konkret përpara, ndërkohë që presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është i hapur për të negociuar, por më parë duhet të di preferencën e 26 vjeçarit.

"Ne i thamë vetes, 'nëse Jorginho ka ndonjë kërkesë, ne do t'i marrim parasysh ato. Për këtë, unë do të duhet të kërkoj falje Manchester City. Megjithatë, nëse lojtari do të preferonte të jetonte në Londër sesa Manchester, unë mund ta kuptoj atë. Nëse Chelsea do paguaj edhe më shumë, unë mund ta kuptoj atë. Jorginho dhe Sarri së bashku përsëri? Jorginho do të shkonte tek  Chelsea pavarësisht nga Sarri."-deklaroi De Laurentiis.

Sipas mediave angleze, Jorginho thuhet se ka udhëtuar drejt Londrës këtë pasdite për të diskutuar kushtet personale me Chelsean dhe më pas për të zyrtarizuar tek "Blutë e Londrës".

/Ora News.tv/