Kërkohet nga 3 skuadra, Mërgim Mavraj mbyll aventurën me Hamburg-un

Kërkohet nga 3 skuadra, Mërgim Mavraj mbyll aventurën me

Mërgim Mavraj ka shkëputur kontratën me klubin gjerman të Hamburgut.

Një lëvizje e pritshme kjo nga mbrojtësi shqiptar, pasi 32-vjeçari nuk bënte pjesë në planet e skuadrës, madje për disa muaj ishte kaluar te ekipi i të rinjve.

Tashmë, ai do të ketë mundësi të gjejë një klub të ri pasi momentalisht firma e tij merret pa asnjë euro, ndërkohë që raportohet se janë tre klube në garë për shërbimet e shqiptarit.

Në Gjermani, Hanover 96' është mjaft e interesuar për qendërmbrojtësin shqiptar.

Ndërsa, mësohet se ai kërkohet edhe nga Deportivo La Coruna në Spanjë dhe Brescia në Itali. Lojtari ka nisur tashmë kontaktet. Mbetet vetëm të presim për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ri.

EMISIONET