Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura i është drejtuar për ndihmë organizatave ndërkombëtare për të asistuar me veteriner për shërimin e kafshëve të egra.

Nevoja e tyre ka lindur për breshkën detare të llojit “Caretta Caretta” e gjetur dy javë më parë, më 21 qershor 2018 në Kune Vain, e cila dyshohet se është e sëmurë.

Breshka fillimisht u dërgua pranë AdZM Vlorë për mjekim, pasi ditën e gjetur Qendra në Lagunën e Patokut ishte e mbyllur.

Lajmërimi është marrë nga Prefekti i Qarkut Lezhë, jashtë orarit të punës dhe stafi i AdZM, Lezhë ka qenë në vend për sigurimin e saj.

Pasi u dërgua në qendrën e AdZM Vlorë ju dha ndihma mjeksore nga mjeku veteriner i përgjithshëm dhe u lëshua në det, por ajo u kthye përsëri në pikën ku u lëshua.

Ekspertët dyshojnë se breshka ka humbur orientimin pasi është e sëmurë. Për këtë arsye janë thërritur mjek veteriner të huaj, të specializuar për breshkat detare, ekspertë veteriner që nuk gjenden në Shqipëri.

Duhen veteriner, pasi një biolog, përcakton llojin e breshkës dhe të tjera të dhëna, por nuk mund të përcaktoj gjendjen e saj shëndetësore, diagnozën dhe protokollin e shërimit.

Breshka e llojit Caretta Caretta ka gjatësi 69 cm, gjerësi 64 cm, pesha 45 kilogram dhe është femër. Breshka u markua nga ekspertët e AdZM-së dhe u lëshua sërish, por është kthyer përsëri.

/Ora News.tv/