Një person i shpallur në kërkim për një sasi prej 1.4 ton kanabis në Kavajë është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.B nga Tepelena nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Ai kërkohej për ngjarjen e korrikut të vitit 2017, ku ka qenë i implikuar për një sasi prej 1.4 ton kanabis në Kavajë. Personi në fjalë është kapur në flagrancë në një lokal në qytetin e Tepelenës.

Sipas burimeve të policisë Gjirokastër, shtetasi B.B është një ndër personat, i cili i shpëtoi operacionit të Kavajës të vitit të kaluar, operacion në të cilin u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

/Ora News.tv/