Kërkimet në Kanalin Anglez nuk janë ndalur me gjetjen e Emiliano Sala.

Futbollisti u gjet nën rrënojat e aeroplanit me të cilin po udhëtonte drejt Uellsit në fundit e detit, rreth 15 ditë pas zhdukjes së tij. Por, pas Sala grupi i shpëtimit ka nisur kërkimet për të gjetur edhe trupin e pilotit të aeroplanit, David Ibbotson.

Shpenzimet e kërkimit pritet të mblidhen nga fondacione të ndryshme, ndërkohë që i pari që ka nisur këtë iniciativë është Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG-së thuhet se ka ofruar plot 35 mijë paund për kërkimin e Ibbotson.

Kujtojmë që edhe për gjetjen e Sala, Mbappe ofroi para, duke treguar edhe njëherë bujarinë e tij.

/Ora News.tv/