Kërkesa për marijuanë konkuron kërkesën për akullore në SHBA

Kërkesa për marijuanë konkuron kërkesën për

Industria e marijuanës po rritet kaq shpejt saqë nëse qeveria e legalizon atë në nivel kombëtar, do të ngjasojë me shitjen e akulloreve.

Një raport i ri nga "Marijuana Business Daily" vlerëson se kërkesa totale për marijuanën, përfshi këtu tregun e zi, është 45-50 miliardë dollarë.

Ndëkohë shitjet vjetore të akullores janë vetëm 5.1 miliardë dollarë.

Paralelisht me këtë vlerësim do të kishte gjithashtu shitje më të mëdha se shitja e biletave të filmave ($ 11.1 miliardë) dhe patatinat si Doritos, Cheetos dhe Funyuns ($ 4.9 miliardë). Raporti thotë, "Nëse qeveria federale legalizon marijuanën mbarëkombëtare, shitjet mund të fillojnë në atë nivel, por me gjasë do të rritet shpejt pasi kanabisi ka fituar pranimin e zakonshëm dhe tregu është zhvilluar. "Në këtë mënyrë, nuk do të duhet shumë kohë për të eklipsuar shitjet e cigareve, madje edhe shitjet e mundshme të birrës.

Shitjet ligjore të kanabisit për përdorim por dhe për përdorim mjekësor në 2016 ishin $ 4.0- $ 4.5 miliardë.

"Në anën rekreative të biznesit, shtetet që e kanë legalizuar fillimisht janë ende duke pasur rritje të madhe," tha redaktori Chris Ëalsh i Marijuana Business Daily

. "Kërkesa për marihuanën është kaq e madhe në këtë vend," shtoi ai.

Ëalsh mendonte se kërkesa mund të pakësohej ,por jo po ndodh vetëm e kundërta, ajo vazhdon të rritet.

Një tjetër metrikë që tregon se sa e madhe është bërë industria janë shifrat e punësimit.

Raporti thotë se sektori i kanabisit tani punëson nga 165,000 deri në 230,000 punëtorë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. " Tani ka më shumë punëtorë të marijuanës sesa bukëpjekës apo fizioterapistë në Shtetet e Bashkuara", thotë raporti.

Raporti thekson se këta punonjës i shpenzojnë të ardhurat e tyre për strehimin, ushqimin, udhëtime dhe argëtimin, gjë që ndihmon bizneset e tjera lokale.

Nisja e të gjitha këtyre bizneseve të kanabisit ka ngjallur një bum të pasurive të paluajtshme në hapësira të cilat ishin kryesisht të lira.

Turizmi po sheh rritje gjithnjë e më tepër. Komunat shtetërore dhe lokale po mbyllin vrimat në buxhetet e tyre me pagesat e tatimeve nga marijuana dhe po bëjnë riparimin e infrastrukturës dhe nxisin shkollat.

Por ardhja e Donald Trump në pushtet ka hedhur një hije mbi industrinë.

Ndërkohë që shumë kompani po ecin përpara dhe biznesi i tyre rritet, Walsh tha se Trump është padyshim shqetësimi numër një për kompanitë.

Zbatimi i forcës nga Departamenti i Drejtësisë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shitjet e ardhshme.


(*Debra Borchardt është një gazetare e cila mbulon industrinë e kanabisit prej vitesh dhe që së fundmi me opinionet dhe analizat e saj kontribuon në Forbes.com. Ky eshte opinion personal i gazetares.  Opinioni eshte perkthyer nga redaksia Ora News dhe ndalohet ripublikimi pa cituar OraNews duke i bashkangjitur hiperlinkun.)

EMISIONET