Kërkesa për Iphone X “detyron” Apple të shkelë ligjet

Kërkesa për Iphone X  “detyron” Apple të shkelë

Foxconn ndalon punën jashtë orarit të paligjshëm të praktikantëve në fabrikën e iPhone X.

Foxconn, një furnizues kryesor për iPhone të Apple, thotë se ka ndalur praktikantët nga puna jashtë orarit të paligjshëm në fabrikën e saj në Kinë.

Kjo erdhi pasi një raport i Financial Times zbuloi se së paku gjashtë studentë punonin ditë 11 orë në fabrikën e saj të iPhone X në provincën Henan.

Praktika shkel ligjet kineze që i ndalojnë fëmijët të punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Rreth 3,000 studentë thuhet se janë angazhuar me punë në uzinën e Zhengzhou.

Apple tha se nxënësit e shkollave të mesme kanë punuar vullnetarisht, por "nuk duhet të lejohen të punojnë jashtë orarit".

Si gjiganti i teknologjisë ashtu edhe Foxconn kanë thënë se praktikantët janë kompensuar dhe kanë përfitime.

"Apple është e përkushtuar për të siguruar që të gjithë në zinxhirin tonë të furnizimit të trajtohen me dinjitetin dhe respektin që meritojnë," deklaroi firma e famshme.

"Ne e dimë që puna jonë nuk mbaron kurrë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur punëtorët në zinxhirin tonë të furnizimit".

Grupi i Teknologjisë Foxconn, i cili drejton një program të stazhit në fabrikën kineze, tha për BBC se ata ndërmorën veprim të menjëhershëm për të siguruar që asnjë praktikant nuk kryen ndonjë punë jashtë orarit.

Ajo shtoi se praktikantët përfaqësojnë një përqindje shumë të vogël të fuqisë punëtore të saj në Kinë dhe se shkelja e ligjeve të punës ishte në kundërshtim me politikat e veta.

Firma Taiwanese njoftohet se ka angazhuar studentët në shtator për të vazhduar me kërkesën për iPhone X të ri.

EMISIONET