Prokuroria kërkon 197 punonjës shtesë, socialistët: Shifër e frikshme dhe e ekzagjeruar

Prokuroria kërkon 197 punonjës shtesë, socialistët:

Drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë kanë kërkuar më shumë fonde nga buxheti i shtetit të vitit të ardhshëm. Në Komisionin e Ligjeve, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dhe 197 punonjës shtesë në sportel.

Përfaqësuesi i prokurorisë: "30 punonjës oficerë të policisë gjyqësore. Janë 100 sekretarë  pranë çdo prokurori, 5 nëpunës civilë, 30 ekspertë të fushave të ndryshme, 30 nëpunës në cilësinë e kordinatorit".

Por për Ulsi Manjën dhe Bashkim Finon, shifra e kërkuar është e frikshme dhe e ekzagjeruar.

Bashkim Fino: Është një shifër shumë e madhe dhe e frikshme.

Ulsi Manja: Është e ekzagjeruar.

Ndërsa institucionet e reja të drejtësisë, si Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe Komisionerët Publikë, kërkuan shtesë në fonde pasi shuma e dhënë nuk përballon shpenzimet në pagat e punonjësve.

KPA- 56 milionë lekë

KPK - 20 milionë lekë

Komisioneri Publik- 14 milionë lekë

Gjykata Kushtetuese -10 milionë lekë

"Kemi marrë mbrojtje nga Garda, por nuk e kemi sigurimin e jetës dhe shëndetit".

"Do të duhet të ketë një rakordim në lidhje me pasqyrimin në projektbuxhet të strukturës së shtuar që është miratuar nga Kuvendi me vendimin 102".

Kërkesa e Shkollës së Magjistraturës për një automjet ka ngjallur debate mes deputetëve.

Sokol Sadushi: Automjeti lidhet vetëm me nevojat e shkollës dhe nuk lidhet me nevojat e Drejtorit.

Bashkim Fino: Mendoja se Drejtori sot  s’duhet të vinte fare. Të dërgonte një letër falenderimi dhe të mos vinte në na hante kohën.

Alket Hyseni: Bashkim ju jeni gjirokastrit.Nuk është serioze që të diskutojmë një 5 milion lekësh, le ta vërë zoti Fino dorën në zemër, edhe Erjon Braçen do ta bindim dhe ta kalojmë atë.

Ministria e Brendshme kërkesën për fonde e ka dhënë në Komisionin e Sigurisë.

Julian Hodaj: Zërat e buxhetit janë shpenzime personeli, shpenzime për investime.

Ndërkaq në Komisionin e Ligjeve, deputetët deklaruan se Ministrisë së Brendshme duhet ti shkurtohen fondet, kjo pasi sipas Bashkim Finos nuk ka realizuar investimet e vitit të shkuar.

EMISIONET