Në ditën kundër homofobisë, Komuniteti LGBTI kërkon ndryshimin e ligjit aktual të gjendjes civile që një person nëse ndryshon gjininë pas pjekurisë së tij mund ta reflektojë këtë në dokumentet e identitetit. Drafti është dorëzuar në Kuvendin të Shqipërisë. 

Ambasada Pink qe mbron të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri i kërkon Kuvendit të miratojë projektligjin për njohjen e identitetit gjinor. 

Kjo do të thotë ndryshime në ligjn aktual që gjendjet civile dhe gjykatat të njohin dhe pasqyrojnë në dokumentet e identitetit kur bën ndryshime të orientimi seksual. 

Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femer dhe nuk lejon asnjë mundësi për të ndryshuar gjininë kur një person pas moshës 18 vjeç kërkon të bëjë ndryshim të identitetit të tij gjinor. 

Propozimet e para të këtij drafti janë bërë 5 vite me parë, por asnjëherë nisma nuk ka gjetur përkrahje të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë për të mbledhur firma dhe për të bërë ndryshimet me kërkesë të komuniteti LGBT. 

Projekligji i përgatitur u bë pjesë e diskutimit publik në 17 maj, në ditën kundër homofobisë.  

/Ora News.tv/