Kërcënon UEFA, Milan rrëzikon përjashtimin

Kërcënon UEFA, Milan rrëzikon përjashtimin

UEFA ka hedhur poshtë kërkesat e drejtuesve të Milanit në lidhje me marrëveshjen për të shmangur Fair Play Financiar, vendim ky që pritej prej kohësh, por që ky vendim është i prerë dhe në këtë pikë Milan duhet të gjejë një strategji tjetër për të zgjidhur llogaritë me UEFA-n.

Kjo u njoftua nga organi qeverisës i futbollit evropian në një deklaratë ku thuhej se pas investigimit të dhomës së pavarur të kontrrollit financiar pranë UEFA, ka analizuar kërkesën e paraqitur nga AC Milan sa i përket gjetjes së një marrëveshjeje vullnetare përpara se klubi të përballet me sanksionet e UEFA-s.

Dhoma konkludoi se deri më sot ka ende paqartësi në lidhje me mënyrën se si do të likujdohet borxhi që duhet t’i paguhet deri në tetor 2018 dhe garancitë financiare të ofruara nga aksionerët kryesorë, ndërsa monitorimi dhe gjëndja aktuale do të vlerësohet përsëri në muajt e parë të 2018”, -përfundon deklarata e UEFA-s.

EMISIONET