Kërcënon Beogradi: Lirojini pesë serbët ose e ndërpresim dialogun për një kohë të gjatë

Kërcënon Beogradi: Lirojini pesë serbët ose e

Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut nëse pesë serbët e arrestuar sot nuk lirohen.

"Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen sonte nuk do të ketë dialog për një kohë të gjatë”, është shprehur Gjuriq
Ai ka theksuar se ky mesazh vjen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke shtuar se edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar në lidhje me këtë çështje mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Policia e Kosovës zhvilloi sot një aksion në rajonin e Gjilanit ku arrestoi pesë serbë nën dyshimet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.


EMISIONET