Kërcënoi me jetë trajnerin, arrestohet mesfushori i "çmendur"

Kërcënoi me jetë trajnerin, arrestohet mesfushori i

Të jesh një futbollist i suksesshëm duhet që talentin ta shfaqësh në stërvitje dhe nëse paraqitja jote do t'i pëlqej trajnerit tuaj do të ishte "qershia mbi tortë". Një rast i çuditshëm aq edhe i pazakontë ka ndodhur në kampionatin argjentinas.

Autori i këtij gjesti është 27-vjeçari Sezar Pagani, mesfushor i Eskuela Presidente Roka, ekip i kategorisë së tretë argjentinase.

Ndodhia për fat ka shkaktuar vetëm panik, ndërkohë që trajneri Kristian Neira ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Në gjurmët e teknikut, edhe gjysma e skuadrës, e cila në shenjë solidariteti ka braktisur klubin.

Duke u rikthyer te historia e pabesueshme, gjithçka u zhvillua disa ditë më parë, kur, në përfundim të seancës stërvitore, Pagani me armën në brez i është afruar trajnerit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke kërkuar me këmbëngulje një vend në formacion në ndeshjen e radhës.

Tragjedia është shmangur falë ndërhyrjes së disa shokëve të ekipit. Sipas mediave argjentinase autori është ndaluar nga policia dhe pritet që shumë shpejt të dalë para gjykatës.

EMISIONET