Kërcënimi ndaj Bashës, Meta ka thirrur në takim kreun e SHISH

Kërcënimi ndaj Bashës, Meta ka thirrur në takim kreun e

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës në lidhje me informacionet për kërcënimin e kreut të PD, Lulzim Basha. 

Informacionet për kërcënim u bënë publike nga PD, në një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ky i fundit kishte thirrur në zyrë truprojën e kreut të PD, Lulzim Basha. 

Në shkresën që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, demokratët i referohen një takimit të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.

"Zoti Feim Dollapaj, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha na ka informuar në lidhje me takimin që ju keni patur me të me kërkesën tuaj, ditën e premte datë 14.06.2019 ora 15:00 në zyrën tuaj në Ministrinë e Brendshme. AShtu siç ju i keni kërkuar z. Dollapaj na ka informuar se ju keni informacione të tërthorta dhe të besueshme si Ministër i Brendshëm, mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës zotit Basha dhe se ju prisni përgjigje verbale nëse Basha vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie", thuhet në shkresë.

Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.

EMISIONET