Kërcënimet e Rexhep Rrajes: "Dua të vuash e jo të vdesesh direkt". Djali tentoi ta dhunonte në komisariat
Ora News siguron dokumentin prej 12 faqesh me të cilin Prokurorja Mirela Kapo i ka kërkuar gjykatës së Krujës arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist në Fushë Krujë.
Në kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit socialist, zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën.
Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" mban datën 29 shtator 2018 ndërsa Komisariati i Policisë Krujë ka përcjellë materialet hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës më 23 shtator.
Nisur nga ky material prokuroria rregjistroi procedimin penal në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal.
Historia dhe dhuna
Njohja 7 vjeçare - Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.
Megjithëse kjo lidhje dashurie rezulton sipas dëshmisë së vajzës të ishte mbyllur në korrik 2018, Rexhepi e kishte përndjekur.
19 korrik, dhuna ne hotel dhe kercenimi me vdekje
Më 19 korrik 2018, Rexhepi ka telefonuar Xhisielën dhe në mënyrë konsistene ka kërkuar të takohen në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit. Në këtë hotel djali ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar deri me vrasje.
"i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës ….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu. Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja S...Z... , këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 (pesëmbëdhjetë minuta) duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt..” thuhet në dokument.
Pasi vajza ka dalë nga hoteli ai i ka shkuar pas duke e përqafuar dhe bërë lajka. Kamerat e hotelit përligjin dhe mbështet deklarimet e viktimës se ajo është mikluar nga ana e të dyshuarit me qëllim që të mos shkojë në organet ligjzbatuese.
Më 20 korrik Rexhepi i lutet ta fale
Një ditë më pas vajza niset drejt Tiranës të paraqesë denoncimin. Po këtë ditë Rexhepi e ka takuar Xhisielën për ti kërkuar të falur.
"Në datën 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë komisariatit nr.3 të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit…Po në datën 20.07.2018 viktima dhe i hetuari janë takuar me njeri tjetrin dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke ju lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se … “Mu duk shume i penduar dhe vendosa ti jap një mundësi tjeter…në një moment kur i thashë do shkoj në polici ai u friksua dhe me kerkoi të mos të bëja dicka të tillë…” thuhet në dokument.
Në faqen 7-8 të ketij dokumenti tregohet se po më 20 korrik Rexhepi e ka telefonuar Xhisielen nga nga numri i kushëririt te tij Ramazan Rraja dhe i ka kërkuar ta tërheqë denoncimin.
"Dua te them që në këtë ditë ai më është lutur nga telefoni që une të tërhiqja denoncimin" citohet të jetë shprehur vajza.
Çfarë ndodhi më 21 korrik
Përndjekja prej një viti dhe tërheqja e denoncimit brenda nje dite- Më 21 korrik në komisariatin nr 3, Tiranë vazja ka bërë denoncimin se përndiqej prej një viti por po atë ditë ajo është paraqitur në komisariatin e Fushë Krujës ku ka kërkuar që të tërhiqte kallëzimin pasi e kishte bërë për xhelozi
"Në denoncimin e datës 21 korrik 2018 pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës Xhisiela Maloku ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.
Pasi ka bërë kallzimin në Tiranë Xhisiela është telefonuar nga shtetasi Ramazan Rraja (kusheriri i Rexhepit) per ta takuar.
Po në datën 21.07.2018 përpara of.pol,.gjyq në stacionin e Fushë – Krujës shtetasja Xhisiela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë komisariatit nr. Tre Tiranë pasi gjithcka është bërë për motive xhelozie" thuhet në dokument.
Oficeri gjyqesor Citozi nderhyri te lehtesonte pozitat e Rexhep Rrajes
Rezulton se oficeri gjyqesor qe mori deshmine referoi rastin në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës së djalit.
"Po në datën 21.07.2018 sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018 në ngarkim të oficerit të policisë gjyqësore Gentian Citozi është rregjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin prefrencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja. Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të shtetasit Rexhep Rraja" vijon dokumenti.
Vetë Xhisiela është ankuar në SH.C.B.A, Durrës se Citozi ka shkruar gjëra të cilat asaj i ishin servirur si të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të djalit.
"Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj, Oficeri i policisë gjyqësore Gentjan Citozi ka shkruar gjera të cilat viktimës i janë servirur të mirëqëna me qëllim lehtësimin e pozitës proceduriale të autorit të dyshuar. Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë Sh.C.B.A Durrës" thuhet në dokumentin e prokurorisë
Me 23 korrik Xhisieal deshmon dhunen e 19 korrikut
Më 23 korrik Xhisiela Maloku ripyetet lidhur me faktin penal ku ajo konfirmon sërish përndjekjen dhe tregon takimin në hotel më 19 korrik kur është goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup dhe e ka kërcënuar me jetën
Edhe në stacionin policor Rexhepi u përpoq ta rrihte
Po më 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin. Madje dhe brenda komisariatit të policisë në stacionin e Fushë Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte..”
Më 29 korrik administrohet akti mjeko ligjor ku vërteton dhunën e ushtruar në trupin e vajzës
Me qëllim përcaktimin e dëmtimeve në trupin e viktimës, në datën 27.09.2018 është administruar akti mjeko-ligjor sipas së cilit : 1.Në trupin e shtetases Xhisiela Maloku u konstatuar një dërmishtje në shpatullën e djathtë, dy dërmishje në pjesën anësore të kofshës së djathtë, ekimoza në pulpën dhe kërcirin e këmbës së majtë me lokalizim dhe karaktersistikat e përshkruar në akt.
2.Dërmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat e vërejtura në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar nga mjeti mbretës. Dy dërmishtjet e vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termik sic mund të jetë edhe cigarja.
3. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën dëri në nëntë ditë.
Gjithashtu akt ekspertiza vërteton dëshminë e vajzës gjatë deklarimit të datës 23 korrik 2018: "viktima referon faktin se cigarja në trupin e saj është shuar nga i hetuari në kofshën e djathtë cka gjen unison edhe në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor si më sipër."
Edhe motra i ka pare shenjat e dhunes Xhisieles
Për të thelluar hetimin merret në pyetja motra e viktimës, Anida Maloku. Kjo e fundit dëshmon se çifti prej një viti zihet dhe ripajtohet pas debateve të shumta mes tyre, por ndarja përfundimtare e tyre ka qenë në muajin korrik të vitit 2018. Në po këtë muaj motra e viktimës ka konstatuar shenjë dhunë të lehta në trupin e Xhisielës, por historine e dhunës me shkelma dhe djgies me cigare ajo e ka marrë vesh vetëm në fund të muajit korrik teksa ka shoqëruar motrën e saj për në komisariatin e Krujës. "Gjithashtu vetë motra i është shprehur se nuk është përdhunuar nga ana e të hetuarit por më tepër nuk i konfidonte motrës së saj Anidës" vijon dokumenti.
Më 30 korrik vajza rimerret ne pyetje
Vajza rimerret në pyetje dhe rikonfirmon dhunen e dates 19 korrik në hotelin ne rrugen e Rinasit. Jo vetëm kaq ajo tregon se kur kishin dalë nga hoteli ai i kishte shkuar pas duke e përqafuar dhe bërë lajka.
"Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv janë marë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30.07.2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdheni seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.”
Më 28 shtator merret në pyetje nena e Xhisieles dhe shoqja e saj
Deshimia e Valbona Malokut: "Unë me vajzën nuk komunikojmë me njera tjetrën, nga mediat mora vesh se ka një djalë..nuk kam konstatuar asnjë shenjë dhune..vajza nuk më ka shprehur asnjë shqetësimin…”
Deshmia e shoqes se Xhisieles, E.S: Xhiseila i ishte shprehur se është konfliktuar më Rexhepin ... por viktima nuk i është shprehur lidhur me dhunë të ushtruar.
Më 29 shtator ripyetet Rexhep Rraja : E beri per hakmarrje
"I pyetur lidhur me faktin penal i hetuari është shprehur se gjthcka është produkt i një sajese të ish të dashurës së tij, shtetases Xhisiela Maloku me qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë" mësohet të ketë thënë Rexhep Rraja, citohet në dokument
Po keshtu ne dokumenti vijon: "I ripyetur më datë 29.09.2018 i hetuari parashtron në mënyrë eksplicite se “Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Persa i perket dites qe pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje lloj mardhenje me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri dhe s’kam...Me shtetesen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktesisht dhe para nje viti e gjysem i kam shkeputur mardhenjet me te."
Deshmia e Rexhepit: S'kam lidhje me dhunen ndaj Xhisieles
Rexhepi mohon te jete ai dhunuesi.
"Nuk eshte e vertete qe une ta kem telefonuar me numra tjere telefoni, por kam biseduar me Xhisielen dhe me numra tjere te afermve te mije, pasi ajo merrte vete dhe kerkonte qe te dilja une ne telefon. Ndresa me date 21.07.2018 une nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela. Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua te them se une nuk kam lidhje fare me keto demtime dhe nuk di se ku mund ti kete marre ato"
Më 29 shtator ne dosje administrohet deklarata e pajtimit
Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor në datën 28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve Anida Maloku (motra e viktimës) , Xhisiela Maloku (viktima) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar por më pas cdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jëtë e fillim vitit 2017.
Por dhuna e kanosja kanë vijuar edhe para korrikut 2018
Xhisiela ka deshmuar ne prokurori se perndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja perkundrejt saj ka filluar ne muajin Korrik 2017 por kjo nuk mund te evidentohet pasi jane perdorur profile anonime
"Duke me ndaluar ne rruge, duke me dale perpara rruge dhe duke me telefonuar here pas here me numer te fshehur, duke me detyruar qe une te qendroja me te dhe me asnje tjeter. Pavaresisht se une i kam thene qe nuk doja te vazhdoja lidhjen me te, por une jam kthyer perseri tek ai dhe per shkak te frikes dhe per shkak te deshires time." ka dëshmuar vajza duke theksuar se ndarja përfundimtare me të ka qenë korriku 2018.
"Viktima është kanosur edhe nëpërmjet rrjetit social Instagram nga ana e të hetuarit me një adresë profili false në datën 22.07.2018. Komunikimet telefonik me të hehtuarin i ka mbajtur nga numri i saj i telefonit 06. .... ... .. por i hetuari e ka telefonuar përherë me numra telefonik anonim. Gjatë këqyrjes së këtij rrjeti social nuk është evidentuar një fakt i tillë dhe lidhur me sa më sipër viktima shprehet se duke qenë se profili ishte anonim cdo gjë shuhet automatikisht.
Prokuroria: Rraja ne menyre sistematike ka ushtruar dhune fizike e psikike
Sipas prokurorise eshte e provuar dhuna që Rraja ka ushtruar ndaj Xhisieles prandaj i kërkon gjykatës masën e sigurisë "arrest me burg"
"Rezulton e provuar se i hetuari Rrexhep Rraja, me të cilin ka pasur lidhje dashurore e dëmtuara / viktima Xhisiela Maloku, me qëllim krijimin e gjendjes së frikës dhe ankthit, duke e detyruar të dëmtuarën që të mos ti japi fund lidhjes së dashurisë që kanë patur ka pasar më parë, në mënyrë të përsëritur dhe sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases Xhisiela Maloku (fakt i cili konfirmohet nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor dhe këqyrja fizike e shtetases së dëmtuar)" thuhet në dokumentin që i paraqiti prokuroria gjykatës.
Kërkesa për masën e sigurisë 'Arrest me burg' për Rexhep Rrajën
