Keqardhje e madhe ku është katandisur Shqiperia

Keqardhje e madhe ku është katandisur Shqiperia

Keqardhje e madhe ku është katandisur Shqiperia. Keqardhje e madhe per dhunen e pakuptimtë çdo 4 vjet për pushtet. Keqardhje per ata police qe duhet te perballen me idiote me shashka e gurë trotuari, keqardhje per turmat e njerezve qe ndjekin pas në orë të vone disa liderë te çmendur. 

Berisha, Basha dhe Kryemadhi nuk jane alternative, jane hajdute qe nuk meritojne kurre te kthehen ne pushtet, madje duhej te ishin ne burg. Keqardhje qe Rama me gjithe pritshmerine e 1 milone votave nuk ishte ne gjendje te jepte shprese. Keqardhje qe e zbrazi Shqiperine nga shqiptaret, me shume se ne vitet '90. Keqardhje qe nuk ishte ne gjendje te ndryshonte sistem, nuk ishte ne gjendje te na jepte qetesi, dhe qe nuk e kuptoi kurre cdo te thote democraci. Asnje metode e tij qeverisese nuk eshte demokratike. 

Si mundet ne vitin 2020 kur bota fluturon me shpejtesinë e drites te caktosh ende emra me liste me imponim, per te qeverisur qytete e fshatra, pa i pyetur banoret. Demokraci eshte kjo? Si mund te vendosesh 20 vjet nje kryebashkiak ne nje zone, ku gjysma e fshatrave jane pa rruge dhe mbushin uje ende ne puse si ne mesjete. Vizion eshte ky? Çeshte ky sistem listash bajate kur nje armate njerezish te mencur e te rinj vizionare, rrine menjane. Bota po ul ne tryeze nje 16 vjecare si Greta Thunberg dhe po e degjon, se brezat e vjeter s'munden ta kuptonin si ajo rendesine e planetit. Ju na servireni si kokat e Shqiperise prej 3 dekadash. 

Hapni rrugen se na i shpifet kete vend. Une qe jam betuar te qendroj ketu, ju urrej qe po na i beni kete vend te pajetueshem. Dhe mos flisni se çdo gje e beni ne emer te popullit. E kane kuptuar te gjithe se kjo eshte vetem nje lufte mes kastes tuaj per pushtet dhe pas ju ndjekin vetem militantet qe keni te punesuar te administrate me rrotacion, dhe ca te varfer te genjyer qe mendojne se me njerin prej jush do jene me mire. 

Te genjyer, sepse Shqiperia nuk eshte hiç me mire. Ndoshta më moderne, dhe më e bukur ne fasade, por jo ekonomikisht, persa kohe qe nje kryefamiljar ende merr rroge 20 mije leke/muaj si para 20 vitesh, e mijera familje qe shohim ne tv, jetojne ne mjerim te plote pa e ndjere kurre doren e shtetit. 

Hapni krahun per te rinjte, zhdukuni me gjithe listat tuaja provokuese me militantë, lereni popullin te zgjedhe njerezit me te mirë qe kanë mbetur, sa pa marre valixhet dhe ata. Ikni me gjithe partite tuaja demode dhe hapni sistemin te konkurojne te rinjte. Ky eshte i vetmi sherbim qe mund t'i beni vendit ne grahmat tuaja te fundit.

(Reagim pas situates dje ne lagje, ku femijet s'i zinte dot gjumi nga shperthimet)

EMISIONET