Futbolli në kontinetin europian është futur në sprintin final dhe 5 kampionatet më të rëndësishme në kontinentin e vjetër e kanë luajtur pjesën më të madhe të takimeve sezonale.

Por nëse skuadrat si Manchester City, Bayern Munich, PSG dhe Barcelona e kanë "siguruar" titullin kampion për sezonin 2017-2018, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Seria A, pasi është vetëm një pikë distanca mes Juventusit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë.

Një garë e ngjashme si ajo në elitën e futbollit italian po zhvillohet dhe në klasifikimin e sulmuesve më efikas të kontinentit. Janë plot 5 futbollistë që ndajnë vendin e parë, të distancuar me pak pikë nga ndjekësit.

Klasifikimi i "Top 10" golashënuesve më të mirë të kontinentit:

1.Harry Kane, Tottenham Hotspur: 24 gola x 2.0 koeficenti i kampionatit = 48.0 pikë

1.Mohamed Salah, Liverpool: 24 x 2.0 = 48.0 pikë

1.Lionel Messi, Barcelona: 24 x 2.0 = 48.0 pikë

1.Edinson Cavani, Paris Saint-Germain: 24 x 2.0 = 48.0 pikë

1.Ciro Immobile, Lazio: 24 x 2.0 = 48.0 pikë

6.Jonas, Benfica: 31 x 1.5 = 46.5 pikë

7.Robert Lewandowski, Bayern Munich: 23 x 2.0 = 46.0 pikë

8.Sergio Aguero, Manchester City: 21 x 2.0 = 42.0 pikë

8.Luis Suarez, Barcelona: 21 x 2.0 = 42.0 pikë

10.Neymar, Paris Saint-Germain: 19 x 2.0 = 38.0 pikë

/Ora News.tv/