Kepi: Tahiri i në regjistrin e hetimeve italiane. Ndoka: Dosja vjen për 1 javë

Kepi: Tahiri i në regjistrin e hetimeve italiane. Ndoka: Dosja vjen

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi tha se Saimir Tahiri sipas burimeve është i përfshirë në regjistrin e hetimeve në shtetin fqinj, duke sqaruar edhe procedurat atje. Ndërkohë, deputeti Nard Ndoka tha në studion e "360 Gradë" tha se dosja për Tahirin vjen brenda javës.

Pjesë nga deklaratat: 

Kepi: Zt.Tahiri është i përfshirë në regjistrin e hetimeve. Ekziston një regjistër për çdo vepër penale, ku ka dy kolona, në një kolonë regjistrohen veprat penale dhe në kolonën e dytë regjistrohen personat nën hetim. Nuk është e thënë se nëse je në këtë listë je i pandehur.

Hyseni: Shqipëria dhe Italia ka thuajse të njëjtin sistem. Çdo gazetar mund të drejtojë kërkesën dhe të marrë një përgjigje zyrtare.

Çollaku: Në dijeninë tuaj a është edhe zt.Tahiri person që po hetohet nga Gjykata e Katanias?

Ndoka: Do të vijë zyrtarisht për një javë. Nga Katania do të vijë dosja e Tahirit. Do të vijë veçmas.  




EMISIONET