Kepi i Rodonit me PPP? Manjani: Duket sikur Rama po punon për ditën e fundit

Kepi i Rodonit me PPP? Manjani: Duket sikur Rama po punon për ditën e

Pas denoncimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili publikoi një kontratë , nëpërmjet së cilës tregonte se edhe Kepi i Rodonit është dhënë me PPP, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani sulmon kryeministrin Edi Rama, ndërsa e akuzon se po shkatërron pasurinë publike duke e shitur atë tek privati me anë të skemës së PPP-ve dhe koncesioneve.

Manjani shprehet se ky i fundit po punon sikur të ishte në ditët e fundit të qeverisë, ndërsa thekson se qëllimi kryesor i kreut të qeverisë është ta bëjë vendin të paqeverisshëm, ndërsa e paralajmëron se kushdo që do të vij në pushtet pas tij do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur, që të punojë ndershmërisht për interesin publik.

Postimi i plotë: 

Një gjë është e dukshme:

Kryeministri po i bie si n'top t'karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë.

Po nxiton me shpejtësi marramendëse të japë çdo gjë të mundshme me konçension.

Çdo gjë publike, rrugë, minierë, pyll, vend turistik, trashëgimi kulturore e historike, bregdeti e çtë ketë mbetur po kalon sa hap e mbyll sytë në duar të kompanive private me PPP ose me koncension.

Ndërkohë nëpër territoret urbane kudo gjen një copë tokë, publika a private qoftë, e jep për ndërtim.

Me shpejtësi marramendëse po i bën këto. Duket sikur po punon për ditën e fundit.

Qëllimi është ta lërë vendin të paqeverisshëm dot nga interesi publik. Ideja e tij e sëmurë, kanceroze madje, është që vendi në 50 vitet e ardhshme të qeveriset nga privatët të cilëve ju ka dhënë praktikisht ekonominë shqiptare në dorë...

A do të ndodhë kjo gjë?!

Të shohim!

Por qeveria e re, kushdo qoftë pas kësaj flame kriminale do ta ketë të vështirë. Natyrisht, jo të pamundur.

EMISIONET