Këngëtarja shqiptare, Arinda Gjoni mbush sot 20 vjeçe dhe ka marrë urime të ndryshme nga miqtë e saj.

Dhurata dhe shkrimi i shoqes së saj të ngushtë ishte tepër qesharak dhe i pazakontë. Nuk bëhet fjalë për veshje apo aksesorë nga marka të shtrenjta.

Është një biberon fëmijësh, për të cilin Arinda shkruajti se është dhurata që dëshironte duke shtuar se s’do rritej asnjëherë.

Ndër të tjera, kujtojmë se Arinda ka disa kohë në tregun e muzikës dhe projekti i saj më i fundit është “Mamacita”.


/Ora News.tv/