Këngëtarja e 'On Records' për Mozzik e Getinjo: Nuk i kam dëgjuar kurrë!

Edhe pse kanë qenë pjesë e një kompanie, Rina Balaj nuk ka dëgjuar kurrë hitet e vëllezërve Getinjo dhe Mozzik.

Të dy kanë qenë në "On Records" dhe kanë sjellë hite të mëdha, por Rina nuk e ka pëlqyer muzikën e tyre. Kujtojmë se ajo u bë e njohur pasi dy reperët u larguan nga ky grup pas një sherri të madh me menaxherin, i cili ia fshiu të gjitha këngët nga kanali Youtube.

E pyetur nga "Mirage" se cili i pëlqen më shumë, Rina tha: "Nuk i kam dëgjuar kurrë këta të dy. As në studio nuk i kam parë shpesh sepse kanë qenë në udhëtime".\

Edhe pse mbetën pa asnjë këngë, dy artistët vendosën t'ia nisin nga fillimi dhe po publikojnë vazhdimisht projekte që kthehen në hite brenda pak kohësh.

EMISIONET