Këngëtarja e njohur Mariah Carey është akuzuar për ngacmim seksual. Bodyguardi i saj është shprehur se Mariah është raciste dhe se e ka ngacmuar seksualisht.

Michael Anello tha se këngëtarja donte të ishte  e rrethuar vetëm nga njerëz më ngjyrë. Raporti tregon gjithashtu pretendimin për ngacmim ku sipas tij këngëtarja ka kryer "akte seksuale me qëllim që ato të shiheshin nga Anello".

Në një udhëtim në Meksikë, thuhet se Carey e ka thirrur Anellon në dhomën e saj për të lëvizur disa valixhe. Kur ai mbërriti atje ajo ishte veshur vetëm me të brendshme.

Bodyguardi pretendon se u përpoq të largohej por ajo këmbënguli që të qëndronte, raporto TMZ.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/