Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka publikuar hite të ndryshme muzikore, por disa fjalë romantike në profilin e tij kanë tërhequr vëmendje.

Ai ka zgjedhur një tekst ‘Nga e mira Des’antila’, të përshtatur me një çift të përqafuar dhe të lumtur për të shprehur dicka, që nuk dihet nëse është dedikim për një person të vecantë.

"Më vjen keq”! Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! 

Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua?

Po, edhe unë…"- shkruajti kantautori në Instagram.

/Ora News.tv/