Këngëtari shqiptar: Legalizoni drogën, largoni LGBT nga shkollat

Këngëtari shqiptar: Legalizoni drogën, largoni LGBT nga shkollat

Këngëtari shqiptar, Kastro Zizo ka pranuar disa herë se është përdorues i drogës, ndërsa kohët e fundit ka thënë se ka hequr dorë.

Gjatë intervistës për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai ishte dakort për legalizmin e drogave të lehta mbi moshën 18 vjeç, ndërsa është tërësisht kundra pjesëmarrjes së LGBT në shkolla.

Dembacaj: Çfarë mendimi ke për legalizimin e drogave të lehta?

Zizo: Rama duke qenë artist, pavarësisht se ka patur metamorofoza të jashtëzakonshme, unë jam pro. Prej vitesh jam me shpatë në dorë për legalizimin e drogave të lehta. Është shumë mirë që të merremi me legalizimin e drogave të lehta sesa me komunitetin LGBT, me gjithë respektin që kam dhe të shkojnë në shkollat ku është fëmija për ti mësuar, për ti hapur mendjen se çfarë ndodh me këtë komunitet.

Dembacaj: Si të duket kjo?

Zizo: Absolutisht jam shumë kundër. Nuk jemi ende në ato stade alla Berlinare apo Amsterdamore. Secili e gjen seksualitetin e vet pa u ndikuar nga tjetri. Nëse ti e gjen që je homoseksual dhe e vërteton, ke jetën tënde. Por mos hajde të më imponosh në shkollë që të më mësosh se çfarë është kjo apo ajo. Në jetë nuk ma ka mësuar njeri as mua, as homoseksualëve që janë pjesë e komunitetit. Më mirë legalizimin e drogave të lehta të kontrolluar. 100 herë më mirë drogat sesa alkoolin.

EMISIONET