Këngëtari i njohur largohet nga skena pa shpjegime, dyshohet se ka thyer këmbën

Këngëtari i njohur largohet nga skena pa shpjegime, dyshohet se ka

Këngëtari Childish Gambino është lënduar gjatë një koncerti në Dallas në mbrëmjen e së dielës (23 shtator). Dyshohet se ka thyer këmbën.

Ai ishte në skenën e American Airlines Center dhe 30 minuta para se të mbaronte koncerti, u largua dhe nuk u kthye më.

Është e paqartë se cfarë ka ndodhur. Një prej personave që ishte pjesëmarrës në koncert tha se Childesh Gabmbino lëndoi veten pa dashje duke u munduar për të ndarë dicka. Të tjerë thanë se ai u rrëzua gjatë kërcimit.

Ai u largua nga skena pa përfunduar dy prej hiteve të tij, “Redbone” dhe “3005”.

Koncerti ishte pjesë e turneut të tij “This is America”. Childish premtoi në skenë se do të heqë dorë përfundimisht nga koncertet.

EMISIONET