Në Shqipëri dhe Kosovë ka vetëm pak kohë që ka hyrë trendi i femrave repere dhe po korrin sukses të madh.

Një ndër to është Tayna që u bë e njohur me duetin "Columbiana" me Don Phenom. Kënga u kthye shumë shpejt në hit dhe ajo tregon se do vazhdojë të qëndrojë në këtë rrymë.

Në lidhje me prezencën e femrave në botën e hip hop-it ka folur reperi Elinel në një intervistë për Prive.

"Femrat janë bërë më burra se ne, por i ka hije. Më duket interesante, e kanë bërë industrinë akoma më interesante se nuk ka patur diss-e. Tek femrat ka më tepër inate", tha ai.

Elinel është përfolur gjatë për cështjen që ka me reperin Drake, të cilin e akuzon se i ka vjedhur këngën që e ka sjellë në treg në vitin 2012.

/Ora News.tv/