Këngëtari dhe deputeti shqiptar për klubet e natës: Mos më thërrisni kur t'ju bjerë puna

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj të gjitha klubeve të natës. Me anë të një postimi në Instagram, ai duket shumë i revoltuar pasi e kanë bllokuar.

I bindur se karma ekziston, Labinoti shprehet se menaxherët nuk duhet ta kontaktojnë kur t’i bie puna. Kujtojmë se Labi zhvillon aktivitetet e tij në politikë si deputet dhe si këngëtar në koncerte të ndryshme.

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t'a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre.

Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje......! Pra shikojeni masën e njërëzve që thrasin emrin tim sikur ky vend i shkëlqyer Coco Club.

Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë.

Pra shihemi nēpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët. Faleminderit Zotit dhe publikut”, shkruajti Labi në videon ku një turmë me njerëz brohorasin emrin e tij.

EMISIONET