‘Kënga Magjike’ është një nga festivalet më të mëdha muzikore, që përfshin artistë nga e gjithë Shqipëria.

Mbrëmjen e kaluar ishte gjysmëfinalja e parë ku këngëtarët prezantuan projektet e tyre, ndërsa sot është gjysmëfialja e dytë.

Të shtunën do të mbahet finalja e madhe, ku do ketë një surprizë për publikun shqiptar nga moderatori.

Ardit Gjebrea ka treguar se do sjellë këngën e tij të re, të cilën e ka në bashkëpunim me vajzën e vogël, Anën. Ai e zbuloi këtë gjë pasi u pyet nga ndjekësit e tij në rrjetin social, Instagram.

Ky do jetë projekti i parë muzikor pas shumë vitesh. Ndërkohë, të gjithë janë në pritje të fituesit të Këngës Magjike në këtë edicion të 19-të.

/Ora News.tv/