Kendrick Lamar është akuzuar për vjedhjen e veprave të artit nga një artist britanik-liberian për këngën e tij 'All The Stars'.

Kënga e re, ku gjithashtu  përformon SZA, thuhet se është tepër e ngjashme me atë të Lina Iris Victor.

Artisti tani pretendon se struktura në videon 'All The Stars' paraqet një art që ka ngjashmëri me pjesët e krijimit të tij, aq sa ka sjellë një ekip ligjor për t'u marrë më tej me gjërat , sipas New York Times.

Avokati i Viktor Christopher Robinson i ka thënë CEO i Top Dawg Entertainment Anthony Tiffith se kjo është një 'çështje etike'.

Ai tha: "Është një çështje etike, sepse ajo që pretendon i gjithë filmi është fuquzimi i njerëzve me ngjyrë, përsosmëria e Afrikës - ky është koncepti i tregimit", tha Robinson për New York Times.




/Ora News.tv/