Artistët që kryesojnë nominimet e çmimeve Grammy këtë vit janë Kendrick Lamar dhe Drake. Nominimet për Lamar bazohen tek vija melodike që krijoi për filmin amerikan me superheronj “Black Panther”.

Ndërsa reperi kanadez është renditur në krye të toplistave botërore me këngën “God’s Plan”, por sukses të madh arriti edhe me “Scorpion” që mund të nominohet si albumi i vitit.

Lamar nominohet në 8 kategori, ndërsa Drake në 7.

Lista vijon me shqiptaren Dua Lipa, Jorja Smith dhe Ella Mai. Këtë vit triumfoi Bruno Mars, i cili u largua nga eventi Grammy me gjashtë çmime.

Ceremonia e vitit 2019 do të zhvillohet më 10 shkurt në Qendrën Staples në Los Anxheles ku do jepen çmime për të gjitha katëgoritë muzikore.

/Ora News.tv/