Në një intervistë për Harper's Bazzar supermodelja Kendall Jenner është shprehur se nuk i do dhe nuk i pëlqejnë më mediat sociale.

" Kohët e fundit po përpiqem të qëndroj larg dhe nuk i shikoj më as komentet.Mendoj se Instagrami është ende zbavitës për pjesën më të madhe të njerëzve. Më pëlqen të vazhdoj dhe të shoh njerëzit, por kryesisht unë ndjek llogaritë qesharake ose ato të kafshëve të vogla.

Kurse Twitter  nuk është aspak zbavitës këto ditë. Vetëm më trishton".

/Ora News.tv/