Rikthehet për publikun kryeqytetas komedia “Këmbëzbathur në park” në skenën e arturbinës. Një shfaqje, objejkt i së cilës është raporti i jetës pasmartesore dhe dëshira e femrës për të qenë ndryshe. 

Rikthehet në teatrit Turbina shfaqja “Këmbëzbathur në park”. Kjo komedi ne vetvete është histori e çdo kohe, ku raporti ne çift dhe dashuria pasiononte e të sapomartuarve Kori dhe Pol, është ne pikëpyetje teksa u duhet të përballen me problemet e shumta të përditshmërisë.

Janë ato karaktere, gjithashtu ato problematika që sot janë bërë një rutinë dhe asnjë sjellje brenda normave, nuk bën diferencë.

Pol do të ulë Korin me këmbë në tokë, e ndërsa ajo do arrijë të binde të shoqin së të jesh kundër rrymës është gjithmonë bukur.

/Ora News.tv/