Këmbët e shpejta, faqja e bardhë. Burri i shpëton paq përplasjes nga Toyota

Këmbët e shpejta, faqja e bardhë. Burri i shpëton paq

Ndonjëherë jo vetëm duhet të kesh shumë fat, por edhe reflekset e duhuara për t'iu përgjigjur rrezikut. Incidenti që shikoni në video ka ndodhur në Rio de Janeiro në  Brazil, me 5 nëntor të këtij viti.

Siç tregojnë dhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, një njeri po kalonte rrugë kur një automjet që kishte humbur kontrollin niset drejt tij.

Për një moment, burri i cili kishte në duar disa kuti, gozhdohet në rrugë në përpjekje për të vlerësuar se cilën nga dy rrugët do të ndiqte mjeti.

Pasi e kupton që po vërsulet drejt tij, ai vrapon drejt trotuarit dhe shpëton paq. Ndërkohë makina tip  Toyota Corolla pasi bën një rrotullim, kthehet me shpejtësi nga erdhi.  

Shoferi as e merr mundimin të ndalojë, qoftë dhe për një ndjesë.




EMISIONET