Kel Marubi i vogël në studion që ai e trashëgoi

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fotografisë, një event që frymëzon mijëra fotografë për të bashkëndarë një fotografi të tyre me të gjithë botën.

Fotografia që Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ndau një fotografi në studio e Pietro Marubbi ku pozojnë vëllezërit Mati Kodheli (mbi gomar) dhe Kel Kodheli Marubi (në cep) i cili do të trashëgojë më vonë artin e fotografisë.

Si datë themelimi të Fototekës, eshte hapja e studios së parë fotografike e themeluar nga Pietro Marubi (Pjetër Marubi) në vitin 1856 në Shkodër.

Në vitin 1903 me vdekjen e Pietro Marubit, Kel Marubi trashëgoi studion fotografike.

Kel Marubi jetoi në një periudhë të rëndësishme historike për shqiptaret që përkon edhe me aktivitetin politik të Mbretit Zog, prandaj ai do të ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror, ku janë fiksuar foto nga data të rëndësishme historike për Shqipërinë, aktivitetin e Mbretit Zog, etj. Kel Marubi u kujdes për shkollimin e djalit të tij Geg Marubi ku e dërgoi në Francë , dhe kur u kthye në Shqipëri ai së bashku me babin e tij vazhdoi këtë aktivitet.

14045780_1076765709076531_6902668420726745151_n (1)

/Oranews.tv/

 

EMISIONET